• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Skandal diplomatik: Mali i Zi i referohet Kosovës me fusnotë

nga Bota Press
2 Shtator, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Në vitin 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë, Mali i Zi ishte një ndër shtetet e para që njohu shtetësinë e vendit, por herë pas here vazhdojnë të mohojnë këtë realitet.

Kjo është dëshmuar së fundi edhe përmes një dokumenti të publikuar, ku ministrja e Shoqërisë Digjitale dhe Mediave, Tamara Srzentiq, i dërgoi ftesë ministres së Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, për pjesëmarrje në Samitin digjital të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet nga 11 deri më 13 tetor në Mal të Zi.

Megjithatë, në ftesë, ministrja malazeze shihet se është i referuar Kosovës me fusnotë prapa.E pas kësaj pati edhe reagime në këtë vend. Vetë mediumi malazez, Antena M të cilët edhe publikuan dokumentin e ftesës dhe i cili e ka quajtur këtë veprim skandal diplomatik.

Madje për këtë gjë edhe nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar as nga Qeveria e Malit të Zi, por as edhe nga ajo e Kosovës.

Kjo ftesë drejtuar ministres Rizvanolli ishte para një muaj më parë, saktësisht më 4 gusht, transmeton lajmi.net. Mali i Zi nuk e shënon Kosovën me fusnotë në dokumentet zyrtare, sepse ky referim bëhet në rrethana të veçanta nëse Serbia insiston në të gjatë takimeve zyrtare të udhëheqësve të disa shteteve ku merr pjesë edhe përfaqësuesi i Kosovës.

Kjo për Kosovën erdhi më 2012-ën, pas një marrëveshjeje në kuadër të dialogut me Serbinë në Bruksel, për të mundësuar pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Kosovës në konferenca e nisma rajonale, por dhe ato të nivelit më të gjerë ndërkombëtar.

E gjithë kjo nënkupton pozicionin e palëve karshi statusit të Kosovës, përkatësisht pozicionin e Serbisë në përputhje me Rezolutën 1244 dhe pozicionin e Kosovës që mbështetet në opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë.

Kurse kjo nuk është hera e parë që ndonjë nga ministrat e Qeverisë së Malit të ZI, kryesisht me parti pro-serbe i referohen Kosovës me fusnotë.

Ngjashëm kishte ndodhur par një viti, megjithatë nga qeveria malazeze e patën quajtur ‘gabim teknik’.

Tags: Mali i zi - Kosova

Të ngjashme

Kosovë

Zjarr e tym i madh në afërsi të Lipjanit

nga Bota Press
18 Gusht, 2022
Kosovë

Nushi pas deklaratës së xhaxhait të Kurtit: Shpikja e armiqëve të brendshëm e jashtëm qenka trashëgimi

nga Bota Press
18 Gusht, 2022
Kosovë

Burri nga Kaçaniku bie në prangat e Policisë, po i mundësonte një gruaje që të kryejë seks për para

nga Bota Press
18 Gusht, 2022
Lajme

Ish-deputeti VV-së: Populli në terr e vetë ka shku po dialogon me Vuçiqin

nga Bota Press
18 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Zjarr e tym i madh në afërsi të Lipjanit
  • Nushi pas deklaratës së xhaxhait të Kurtit: Shpikja e armiqëve të brendshëm e jashtëm qenka trashëgimi
  • Burri nga Kaçaniku bie në prangat e Policisë, po i mundësonte një gruaje që të kryejë seks për para
  • Cilët mësimdhënës përfitojnë me projektligjin e pagave, sipas Nagavcit
  • Ish-deputeti VV-së: Populli në terr e vetë ka shku po dialogon me Vuçiqin

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.