• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

S’ka kuorum për votimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare

nga Bota Press
8 Mars, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

Në mungesë të kuorumit, me një orë vonesë ka nisur vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, në të cilën është paraparë të shqyrtohen 52 pika të mbetura pa përfunduar në nëntë seanca plenare të kaluara.

Kuvendi ka nisur punimet vetëm pas heqjes nga rendi i ditës i votimit të tri marrëveshjeve ndërkombëtare.

Në sallë ka pasur kuorum për votimin e tyre, por në qëndrimet e mëhershme Grupi Parlamentar i LDK-së ishte deklaruar se nuk do të marr pjesë në votimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”, që ka qenë pika e parë në rendin e ditës.

Vendimet për marrëveshje ndërkombëtare merren me dy të tretat e deputetëve.

Shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka propozuar një mocion për zhvendosjen e tri pikave të para të rendit të ditës, që janë marrëveshje ndërkombëtare, në fund të rendit të ditës.

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar që nga rendi i ditës të largohet vetëm pika e parë.

“Pika e parë të spostohet dy marrëveshjet e tjera kemi kuorum dhe mund t’i votojmë”, është shprehur Tahiri.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka theksuar se është e paqartë se çfarë po kërkon propozuesja e mocionit.

“Ajo propozoi mocion derisa në sallë të bëhen 80 deputetë, në sallë janë 82 deputetë”, është shprehur Gashi.

Pas kësaj mocioni i LVV-së është hedhur në votim dhe ka kaluar. Në këtë formë rendi i ditës është ndryshuar dhe Kuvendi është duke vazhduar me shqyrtimin e pikave të tjera./Botapress.info

Tags: KosovesKuvendi

Të ngjashme

Aktuale

Reagon Specialja, përmend akuzat dhe viktimat e pretenduara të ish-krerëve të UÇK-së

nga Bota Press
2 Prill, 2023
Aktuale

Antikorrupsioni: Rasti i Martin Berishajt është në Prokurori, ne e kemi kryer pjesën tonë

nga Bota Press
2 Prill, 2023
Aktuale

Sulmohen me mjet shpërthyes policët e Kosovës në Mitrovicën e Veriut

nga Bota Press
2 Prill, 2023
Aktuale

Kontesti i mandatit të deputetit dhe presidentes, çfarë i është kërkuar Gjykatës Kushtetuese?

nga Bota Press
2 Prill, 2023


Lajmet e fundit

  • Vendi ku u sulmuan zyrtarët policorë në mesnatë në veri
  • Parashikimi i motit për javën e ardhshme, reshje shiu dhe dëbore
  • Emocionuese: Me këngë patriotike, disa të rinjë marrin rrugën për marshin për UÇK-në
  • Halil Kastrati pjesë e marshit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • Mërgimtarja vjen nga Gjermania për të marshuar: Çlirimtarët e meritojnë, kjo është padrejtësi e madhe

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.