• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

S’ka klimë marrëveshjeje për targat: Pak ditë para afatit, përplasje në distancë mes Kosovës e Serbisë

nga Bota Press
18 Prill, 2022
në Aktuale
ShareShareShare
Më 21 prill skadon marrëveshja 6 mujore midis Kosovës dhe Serbisë për targat, por 3 ditë para se kjo marrëveshje të skadojë, nuk shihet në horizont një mundësi për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje midis dy vendeve.

Sot, 3 ditë përpara këtij afati, ka pasur një përplasje në distancë mes kryeministri të Kosovës, Albin Kurtit dhe shefit të të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovën’ në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, shkruan lajmi.net.

Kryeministri Kurti në një deklarim të tij gjatë homazheve që bëri të hënën te shtatorja e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitit u shpreh se parimi i reciprocitetit si parim për çdo zgjidhje është i padiskutueshëm dhe i panegociueshëm.

Edhe gjuha që Kurti përdori në deklarimin e tij lë për të kuptuar se nuk janë afër gjetjes së një marrëveshjeje me Serbinë për çështjen e targave, pasi ai u shpreh se “21 prilli është afati i fundit kur do të duhej të merreshim vesh për targat’.

“Më 21 prill është afati i fundit kur do të duhej të merreshim vesh për targat. E di që parimi i reciprocitetit do të jetë aty, ndërsa për aspektet teknike e kemi grupin tonë dhe kryenegociatorin që po bisedon se si ta gjejmë një zgjidhje. Por, e di që është e padiskutueshme dhe e panegociueshme parimi i reciprocitetit si parim për çdo zgjidhje”, u shpreh Kurti.

Por, kjo deklaratë ka ngjallur reagimin e Petkoviq i cili ka thënë se Kurti “nuk ka kredibilitet për të folur lidhur me reciprocitetin”.

“Kurti nuk ka as besueshmërinë më të vogël të flasë në dialog për ndonjë reciprocitet dhe marrëveshje me Beogradin, sepse njoftime të tilla nuk janë gjë tjetër veçse një kërcënim i paralajmëruar paraprakisht, i cili nuk ka të bëjë fare me respektimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani”, ka thënë ai.

Më tutje, Petkoviq vazhdon duke thënë se nëse ai do të ishte vërtet i përkushtuar për ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe bashkëjetesës në Kosovë dhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor, do të mundësonte formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Ditë më parë, Radio Evropa e Lirë ka raportuar referuar burimeve të saja diplomatike se një takim do të mbahet në Bruksel përpara datës 21 prill. Nëse deri atë ditë nuk gjendet zgjidhje, Kosova sërish mund të aplikojë masa reciproke ndaj Serbisë, gjë që mund të rrezikojë, siç ka treguar praktika edhe më herët, tensione në veri.

Pala kosovare, sipas raportimeve të REL nuk dëshiron një marrëveshje tjetër të përkohshme dhe thekson se mandati i grupit punues është gjetja e një zgjidhjeje të përhershme dhe jo një zgjidhjeje tjetër të përkohshme. Sipas të njëjtave burime, “ka hapësirë për kompromis”, dhe në tavolinë ka propozime që mund t’i pranojnë të dyja palët.

Një zgjidhje mund të jetë njohja reciproke e targave të Kosovës dhe Serbisë, por ka edhe propozime dhe ide të tjera, për të cilat të dyja palët duhet të vendosin.

Burime diplomatike nga Brukseli gjithashtu kanë thënë se pala kosovare “ka treguar gatishmëri për të pranuar disa nga propozimet”, por se pala e Beogradit ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë të qartë.

Dialogun në nivel teknik midis Kosovës dhe Serbisë e udhëheqin zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. /Botapress.info/

Të ngjashme

Aktuale

Lajm shumë i trishtë: Rrotullohet autobusi me udhëtarë, shumë të vdekur

nga Bota Press
3 Korrik, 2022
Aktuale

Këta janë emrat e katër anëtarëve të familjes Lushtaku që i zuri sherri me Policinë, dy nga ta ende në arrati

nga Bota Press
3 Korrik, 2022
Aktuale

Nuredin Lushtaku dorëzohet në Polici bashkë me të vëllanë, Policia vazhdon bastisjet

nga Bota Press
3 Korrik, 2022
Aktuale

Alarmante: Edhe sot numër i lartë i rasteve me Covid, del raporti i fundit

nga Bota Press
3 Korrik, 2022


Lajmet e fundit

  • Lajm shumë i trishtë: Rrotullohet autobusi me udhëtarë, shumë të vdekur
  • Kërkohej për vepër penale, por policët nuk e arrestuan pasi u penguan nga banorët e lagjes
  • Gjenerali i lartë amerikan: Kina mund të sulmojë Tajvanin
  • Parashikimi i motit për javën që po hyjmë: Pritet rënie e temperaturave, shi e bubullima
  • Ekonomia kosovare në pikën më kritike, kërkohet veprim nga Qeveria për të dalë nga kriza

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.