Situata në Veri, kryeprokurori i Shtetit takon forcat britanze të KFOR-it

Pas situatës së krijuar në Veri të vendit edhe kryeprokurori, Blerim Isufaj sot është takuar me përfaqësues të Task Forcës Britaneze të KFOR-it, shkruan Botapress.

Nga ky takim u tha se Forcat Britaneze të KFOR-it janë shprehur të gatshëm për të siguruar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët, ndërkohë që po vazhdojnë të monitorojmë nga afër situatën e sigurisë, si dhe kanë ofruar bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.

LEXO EDHE KETE

Ky është serbi që kreu dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, dënohet me kaq vjet burg

“Kryeprokurori Isufaj dhe përfaqësues të Task Forcës Britaneze të KFOR-it, gjatë takimit të sotëm kanë biseduar për nevojën e koordinimit në mes të institucioneve të sigurisë në vend, për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët, si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe intensifikimit të takimeve të përbashkëta për funksionimin, punën dhe angazhimin e institucionit të Prokurorisë Speciale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Në anën tjetër, kryeprokurori Isufaj ka theksuar përkushtimin për të koordinuar veprimet institucionale që garantojnë sundimin e rendit dhe ligjit.

“Me këtë rast Isufaj, ka shprehur vlerësimin e tij të lartë për angazhimin e vazhdueshëm të Task Forcës Britaneze të KFOR-it, si dhe i falënderoi për kontributin e tyre në forcimin e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës”./Botapress.info/

ngjashme