• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Situata në veri: A kanë ushqime dhe veshmbathje policët në Jarinje e Bërnjak?

nga Bota Press
13 Dhjetor, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Situata e sigurisë në veri të vendit edhe sot vazhdon të jetë e njëjtë që nga vendosja e barrikadave nga grupet kriminale, po ashtu edhe dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura tanimë për arsye të njohura, pasi që grupet kriminale po pengojnë lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe qarkullimit të mallrave.

Pavarësisht akteve kriminale dhe sulmeve të raportuara ndaj personelit të sigurisë, personelit monitorues ndërkombëtar dhe mediave, Policia e Kosovës vazhdon të mbetet vigjilente dhe e angazhuar në nivelin dhe moralin më të lartë të kryerjes së detyrave kushtetuese dhe ligjore, në interes të sigurisë së përgjithshme.

LEXO EDHE KETE

Tensionet në Veri – deklarohet KFORI, japin sugjerime se si duhet zgjidhur situata

Policia e Kosovës, në kuadër të vlerësimeve dhe planifikimeve operacionale, me kohë ndërmerr masat e sigurisë, masat e nevojshme mbështetëse dhe logjistike, përfshirë veshmbathjen dhe ushqimin për personelin e saj në detyrë.

Ashtu siç e kemi theksuar edhe më parë Policia e Kosovës do të vazhdojë të angazhohet për ofrim të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime, sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar, si dhe ruajtjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës e bazon punën në vlerat e saja si profesionalizmi, përgjegjësia dhe integriteti, në kuadër të të cilave ofron siguri dhe trajton të gjithë qytetarët pa dallime, andaj spekulimet e vazhdueshme nga mediat, kryesisht serbe, se gjoja zyrtarët policorë në veri të vendit kanë sjellje jo të mira, të vrazhda dhe jomiqësore ndaj komunitetit serb, nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta./Botapress.info/

Tags: Mitrovicepoliciaushqimveri

Të ngjashme

Aktuale

Zjarr i madh në fushat e Lipjanit, publikohen pamjet

nga Bota Press
21 Shtator, 2023
Aktuale

Qeveria Kurti shkarkon dy ish-ushtarët e UÇK-së

nga Bota Press
21 Shtator, 2023
Aktuale

Kosova në pozicion të pafavorshëm, si do të vazhdoj dialogu tash e tutje?

nga Bota Press
21 Shtator, 2023
Aktuale

“S’je mësuese e as drejtoreshë këtu”, Hajdar Beqa kapet me Doarsa Kica-Xhelinin

nga Bota Press
21 Shtator, 2023


Lajmet e fundit

  • Kryetari i Gjilanit poston foto të një stadiumi modern dhe ironizon me projektin e Suharekës për stadiumin e ri
  • A mund të shkaktojë COVID-i humbje të dëgjimit? Çfarë thonë ekspertët
  • Sadri Ramabaja gjen kohë ti bëjë ca pyetje Gabriel Escobarit
  • Rrahmani i prerë: Nuk e votoj Kodin Civil, ky do të jetë qëndrimi im deri në fund të mandatit
  • Kodi Civil dhe IVF/ Mushkolaj i reagon Rrahmanit: Çfarë gardiani jeni ju për me mbrojt familjen?

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.