Situata e rënduar në centralin bërthamore, Erdogan bën lëvizjen urgjente ndaj Vladimir Putin. Ja çfarë pritet

Presidenti turk, Tayyip Erdogan, po planifikon të flasë me homologun e tij rus Vladimir Putin këtë javë për të diskutuar situatën në centralin bërthamor të Zaporizhzhia dhe luftën në Ukrainë, shkruan The Guardian.

Erdogan tha se synon të diskutojë me Putinin rezultatet e bisedimeve të tij me Zelenskyn dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në Lviv, si dhe t’i kërkojë presidentit rus të marrë masa specifike për të zgjidhur situatën në uzinën e Zaporizhzhia.

“Priten negociata të tilla këtë javë. Kjo është situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia dhe zgjidhja e krizës ukrainase në përgjithësi.

Turqia vazhdon të luajë rolin e saj ndërmjetësues në këtë konflikt, duke qenë i vetmi vend që ka fituar besimin e të dyja palëve,” thuhet në deklaratë./Botapress.info/

ngjashme