Sinjale për mbylljen e Iuftës? Zbulohet ngjarja e madhe që pritet të ndodhë nesër

Rusia dhe Ukraina do të ulen sërish nesër në bisedime, për të gjetur një zgjidhje, në mënyrë që të parandalohet lufta ruse mbi ukrainasit, e cila ka hyrë sot në ditën e gjashtë.

Mediet ruse raportojnë se nesër do të zhvillohet raundi i dytë i bisedimeve mes dy vendeve.Kujtojmë se një ditë më parë u zhvilluan mbi 6 orë bisedime mes Kievit dhe Moskës në Gomel të Bjellorusisë, por që u mbyllën pa një zgjidhje.

Ukraina ka thënë se dëshiron armëpushim dhe tërheqje të ushtrisë ruse, derisa Kremlini ka thënë se nuk do ta bëjë publik qëndrimin e tij.

Mykhailo Podoliyak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyi, ka thënë pas takimet të djeshëm se negociatat janë të vështira, por pa ndonjë ultimatum detyrues.

LEXO EDHE KETE

Kësaj radhe Britania ia bënë tetë me dy Rusisë, ky sanksion e gjunjëzon…

“Fatkeqësisht, pala ruse është ende tejet e njëanshme sa i përket procesit shkatërrues që ka nisur”.Negociatorët rusë kanë përmendur arritjen e një marrëveshjeje që është në interesin e të dyja palëve.

Vladimir Medinsky, udhëheqës i delegacionit rus, ka thënë se takimi i ri do të zhvillohet në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë./Botapress.info/

ngjashme