[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat proteston më 1 Maj



 

Botapress 28 prill- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se në ditën e 1 Majit, do të mbajë protestë, në shenjë pakënaqësie me gjendjen e punëtorëve në këtë sektorë.

“Protesta fillon para BSPK-së  nga ora 10:00  dhe marshon deri te sheshi Skënderbe ku edhe do të lexohen kërkesat tona.

 

Po këtë ditë me 1 Maj, Shoqata Sindikale Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shota , nga ora 11:00 do të protestoj para Selis së Ministrisë së kulturës , në shenjë pakënaqësie me gjendjen e tyre”- thuhet në komunikatën drejtuar mediave.