[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Sinan Kamberaj: Njeriu që vulosi dy kohë!



Sinan Kamberaj: Njeriu që vulosi dy kohë!

(Ibrahim Rugovës)

(Ibrahim Rugovës, në 11 vjetorin e ndarjes prej nesh)

Saherë vinte nē New York –
Në Zemrën e Tokës së Shenjtë
Ai fliste për Shtëpinë –
Që e ruan Zoti dhe Miqtë
Për Gurēt për Dritën për Jetën …
Por tek fliste pë Zjarrin –
Që po ra – djeg gjithçka të gjallë
Më bëhej se i shtohej
Një rrudhë më shumë në ballë …

Njerëzit pëshpërisnin
Dhe e vështronin me habi
Si mund ta shuajë Zjarrin me Frymë –
Ky Njeri?!

*
Dhe vitet shkonin

Borë thinjash reshte
Mbi kokat tona …
Po, Ai s’e humbi kurrë Besimin
Se Dielli i Naimit
Lind andej nga Perëndon …

Dhe vitet shkonin …

Çatia zu të pikojë pikëllim
Nga dhimbjet e trerëve
Që kêrkëllinin nga acari
I Dimrit të Vetmisë së Madhe

*
Erdhi Dita e Premtuar

Rrathët e Ferrit të Dantes
Po çaheshin me gjēmim
Nga uturima e Zogjve të Zjarrtë
Dhe Qiejt e Ballkanit –
Të shituar nga Qoftëlarg’ja Plakë
Po digjeshin flakë, flakë …

Njerëzit që ishin bërë Numra
Flisnin me gishtërinj:
Një, dy, tre … dhjetë, Shtatëdhjetetetë!
S’dihej, shekuj ishin, ditē a net?

Kur u përmenden –
Panē sa i hollë kish qenë Kufiri
Midis Jetës dhe Vdekjes!

*
Sakaq të gjallët fërkuan sytë:
Sa lulëkuqe kishin mbirë
Mbi pellgje të njoma gjaku …

O Zot!
Ç’Diell i tmerrshëm po lindte
Bashkē me dënesa bonjakësh
Dhe gulçima Nënash të dhunuara

*
Sapo ishte çelur Qielli i Dardanisë
Të gjallët rikthyen –
Tē folmen e moçme me jehona
– A jeni njehë, ore-e-e-e!
– O, po ore, po-o-o-o!

Dhe –
Filluan ta masin kohen me:
Para Lufte dhe Mbas Lufte!

Ai tashmë u kish ra Vulë të Dy Kohëve!
__________________
New York
21 janar 2017