Në mbrëmjen e së Shtunës, në spektaklin “Xing me Ermalin” me moderator Ermal Mamaqin i ftuari i parë ka qenë këngëtari i njohur i këngës popullore Sinan Hoxha.
Një pjesë e madhe e bisedës është fokusuar te ngjarja e lindjes së djalit të Sinanit dhe asistimi i tij në lindje. Ermali e ka pyetur Sinanin për detajet dhe ai ka filluar të tregojë vuajtjet e momentit të gruas së vetë dhe qarjen e parë të fëmijës pasi doli nga barku i nënës
Këngëtari tregonte për peripecitë e momentit dhe shqetësimi i madh që e mundonte për shëndetin e gruas.
Pas kësaj Ermali ka improvizuar personin e prekur nga historia dhe ka bërë sikur ka qarë. Kjo ka shaktuar shumë të qeshura për publikun.