• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Sinan Gashi: Si më “ndihmoi” Kadareja për ta fituar çmimin e parë prej profesori

Fletëza nga ditari i përzhitur

nga Bota Press
9 Maj, 2022
në Kulturë
ShareShareShare

 


Sinan Gashi

Është viti shkollor 1977/1978. Jam profesor i gjuhë dhe letërsisë shqipe në Gjimnazin “Skënderbeu” në Gllogovc. Si ditëve të tjera të punës, edhe sot, e hënë, 26 shkurt 1978, u përgatita që në pasditen e djeshme për orët e mësimit. Fillimisht plotësoja Fletoren e punës për orën e caktuar, për njësinë mësimore, e tok me to edhe mjetet që do e konkretizonin, e cila i përshtatej asaj njësie mësimore. Synimi im ishte gjithsesi që të jem sa më real dhe bindës në mësim, në mënyrë që nxënësit mos të ngeleshin të hamendësuar se a është vërtetë ashtu ajo e dhënë e dëgjuar në klasë, apo profesori e ka krijuar paksa me fantazi që ta bëjë sa më interesante për nxënësit. Mu për këtë, bagazhin e veturës sime e kisha shndërruar në ‘mini bibliotekë’ lëvizëse, duke marrë me vete gjithçka që kisha dhe e gjëja për qëllimin e tillë. Po e zëmë, veç tjerash, aty kam vendosur harta memece, për të shpjeguar ecejaket e kushtëzuara të rilindësve tanë, ku piketoheshin vetëm qytetet ku ata kishin qëndruar apo jetuar dhe, me një laps ngjyrë kaltër, i bashkoja ato qytete kur krijohej një përkufizim ‘shteti’ mbi shtetet reale, e që unë u thosha nxënësve se ky është ‘shteti’ i këtij krijuesi, ngase krijuesi e ka shtetin e tij, brenda të cilit ndihet më i qetë, dhe vetëm aty mund të krijoj. Për çudi, nga përkufizimet, disa dilnin ‘shtete’ të mëdha krijuesish, e disa fare të vegjël, që reflektonin madje ngjasore me jetëgjatësinë e atyre krijuesve. Po e zëmë ‘shteti’ i madh i tej kontinenteve ishte ai i Fan Nolit që, ngjasonte edhe me jetëgjatësinë e tij të lakmueshme, ndërsa që Migjeni jetëshkurtër kishte një ‘shtet’ të ngushtë lëvizjeje (Shkodër – Tivar – Manastir (Bitol)-Torre Peliçe-Itali), që ngjasonte madje me një thikë që sikur e shponte, për t’ia shkurtuar sa më shpejt jetën e tij delikate. Këto përmasa territori edhe afroheshin me sasinë e krijimtarisë së tyre. Noli sa e Migjeni sa.

 


Ismail Kadarenë me jetën dhe krijimtarinë e tij e kisha atë ditë në plan-program, me klasat e katërta të gjimnazit. Një fotoportret me ngjyra, që ishte botuar në revistën ‘Zëri i rinisë’, e kisha vendosur me ngjitës mbi një pllakë kartoni, së cilës ia kisha vënë edhe një mbajtëse dhe e vura në tavolinën përballë nxënësve. Në pjesën e fundit të tabelës, e cila kishte një mbajtëse teneqeje për shkumës e sfungjer, i radhita për mjet konkretizimi, veprën e aktualitetit ndërkombëtar të tij, romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. I
pari ishte botimi i ‘Naim Frashërit’ të Tiranës, pastaj kopjen “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, botimin e ‘Rilindjes’ së Prishtinës; në gjuhën serbokroate “General mrtve vojske” e ‘Radit’ të Beogradit, përkthim i Hamit Thaçit, pastaj “General mrtve vojske” e ‘Bagdalles’ së Krushevcit, përkthim i Esad Mekulit, në maqedonisht “Generalot na mrtvata vojska” e ‘Narodna knjiga” e Shkupit dhe, në frëngjisht, “Le Général de l’armée morte” e ‘Hachet littérature’ e Parisit.
Pasi shënova në krye të tabelës njësinë mësimore me shkumës, u ktheva nga nxënësit për t’ua treguar shkurtimisht biografinë e Ismail Kadaresë. Pas fjalisë së parë, trokiti dera dhe, ende pa thënë ‘Hyr!’, u hap dera. U fut brenda drejtori i shkollës, Musa Haxhiu, e pas tij edhe tre persona të tjerë.
Shikimi im ishte hutues dhe njëkohësisht pyetës…

Drejtori sqaroi se ata ishin një komision i Bashkësisë së Arsimit e Kulturës të Krahinës së Kosovës, të cilët kanë dalë nëpër shkolla të mesme për të kontrolluar suksesin në zhvillimin e mësimit. Edhe për të testuar mësimdhënësit, me vajti mendja mua.
Ata përshëndetën qetas, më shumë më lëvizje kohe. Vetëm njërin, atë që paskësh qenë kryetar i atij komisioni, e njihja. Ishte prof.dr. Isak Shema, i cili madje kishte qenë anëtar komisioni me rastin e mbrojtjes së diplomës sime në fakultet, me temën “Botëkuptimet e Asdrenit sipas veprës ‘Kambana e Krujës’”, lënë në dorëshkrim.
Profesor Isaku, si dashamirës i veprave letrare, nxitoi kah romanet e renditura në fund të tabelës dhe i shikoi me interes. Përshtypje më të madhe i bëri botimi në frëngjisht, format ‘Le livre de poche’, të cilën si duket nuk e kishte parë ende.
I thanë dy-tri pyetje, sa par të thënë, për mësimin dhe zhvillimin e tij.
Doni të qëndroni që të vijojë unë mësimin?, i pyeta qetas. Jo, faleminderit, thanë njëzëri dhe dolën jashtë.
***
Pas dy javësh me erdhi një ftesë nga Bashkësia e Arsimit dhe e Kulturës e Kosovës, për marrjen e çmimit vjetor, ku unë isha vlerësuar Profesori më i mirë i vitit.

Tags: Ismail kadareSinan Gashi

Të ngjashme

Kulturë

Reportazh: Nëse shkon në Shqipëri, je në Tiranë,– Mos harro ta vizitosh Krujën

nga Bota Press
17 Maj, 2022
Kulturë

A jemi “Një komb – Një kulturë!’

nga Bota Press
16 Maj, 2022
Kulturë

Kur veprimi duhej paraprirë fjalës

nga Bota Press
16 Maj, 2022
Kulturë

Sinan Gashi: Libri shqip me kopertina serbokroatisht

nga Bota Press
14 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Reagon ashpër djali i Hysni Gucatit pas dënimit nga Specialja
  • Dy të plagosur në Klinë, policia jep informacionet e para
  • Ngjarje e rëndë në Klinë: Ka të plagosur…
  • Kërcënimi me bombë në ‘Xhevdet Doda’ doli alarm i rrejshëm
  • Vajza bie në lumin “Bistrica” në Pejë, flet personi që e shpëtoi atë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.