[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Simiq kishte kërkuar 320 mijë euro për ta votuar Thaçin president“



Zyrtari i lartë shtetëror serb me origjinë nga Kosova Aleksandar Jabllanoviq ka thënë s’është folur se për votimin e Hashim Thaçit president të Kosovës, deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës kishin kërkuar para, transmeton Koha.net.

Sipas asaj që përcjell portali kossev, Jabllnaoviq ka thënë se ka pasur fjalë se shefi i grupit të deputetëve të Listës Srpska, Slavko Simiq gjoja, nga këshilltari i Hashim Thaçit kishte kërkuar 320 mijë euro që të votohej për Thaçin kryetar.

“Në takimin që kemi pasur në Beograd më 26 dhjetor me serbët e Kosovës, ka pasur këso akuzash, porse ndaj akuzave nuk reagohet pa argumente e dëshmi”, ka thënë ai