[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Siguron Thaçi: S’do të ketë luftë me Serbinë



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i bindur se nuk do të ketë luftë të re ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Nuk besoj se mund të ketë luftë”, ka thënë Thaçi në emisionin “Zona e Debatit” , duke siguruar se “nuk ka nevojë për asnjë shqetësim”.

“Luftë nuk do të ketë”, ka përsëritur ai, duke thënë se Kosova thirrjeve për luftë do t’i përgjigjet me paqe.

Thaçi ka thënë se Kosova është provokuar me trenin e nisur nga Beogradi drejt Mitrovicës.

Ai ka thënë se “trenin e ndalën ata që e nisën”, duke shtuar se Kosova është “përgjigjur me forcën e ligjit”, dhe se nuk ka pasur “përgjigje me forcë”.

Presidenti i Kosovës ka folur edhe për murin kontrovers në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ai ka thënë se muri do të rrënohet dhe se nuk do të ketë kurrfarë trazirash.

Muri “do të rrënohet prej atyre që e kanë ndërtuar”, ka deklaruar Thaçi.