• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Sigurohen kulturat bujqësore, speci, molla, rrushi dhe nëntë të tjera

nga Bota Press
25 Prill, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Gati njëjtë siç sigurohen veturat, mund të sigurohen edhe specat, mollët, dardhat, kumbullat, rrushi, dredhëzat, mjedrat, arrat, fasulet, misri, qershitë dhe vishnjat.

Sigurimet bujqësore që kanë filluar të aplikohen në Kosovë që nga viti 2019 do të vazhdojnë edhe këtë vit. Nëse kulturat bujqësore u dëmtohen bujqve nga ndonjë fatkeqësi natyrore, nëse ata i kanë siguruara do të kompensohen nga kompanitë e sigurimeve.

Informacionet për blerjen e Polisave të Sigurimit dhe të gjitha detajet lidhur me specifikat e sigurimit bujqësor, siç është periudha e sigurimit, kufijtë e paracaktuar dhe dëmshpërblimet në rast të ndodhjes së rrezikut dhe shkaktimit të dëmit, shuma e siguruar dhe shuma e primit të sigurimit, të cilën duhet fermerët ta paguajnë, mund të merren në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës, ku pjese e kësaj shoqata janë kompanitë e sigurimeve.

Në një përgjigje Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka konfirmuar se këtë vit do të mbështeten fermerët për subvencionimin e primit të sigurimit bujqësor për 12 kultura bujqësore, për mjedër, mollë, kumbull, rrush, dredhëz, spec, arrë, fasule, misër, qershi, vishnje dhe dardhë.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural subvencionon 75% të shumës së primit të sigurimit të çdo polise të blerë nga fermerët dhe pagesa për fermerët bëhet në formë të subvencionit, si masë paraprake për tejkalimin e dëmeve të shkaktuara, respektivisht nga rreziqet e  përcaktuara në Polisën e Sigurimit, për të mbuluar dëmet që mund t’iu shkaktohen fermerëve, të cilët kanë paguar sigurimin bujqësor”, thuhet në përgjigjen e MPBZHR-së.

Shuma e mjeteve në vlerë të 75 % të primit të sigurimit, si subvencion i ekzekutohet direkt fermerit, pasi të ketë paraqitur dëshminë e pagesës së primit të sigurimit, së bashku me polisën e sigurimit dhe që i plotësojnë kriteret e përcaktuara ne Programin e Pagesave Direkte për vitin 2022.

Projekti për Sistemin e Sigurimeve Bujqësore me të gjitha produktet për sigurimin e 12 kulturave bujqësore është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë në mes të MBPZhR-së, Korporatës Ndërkombëtare Financiare-IFC, Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, si dhe në koordinim me ekspertë-agronomë të ndryshëm. /Botapress.info/

Të ngjashme

Lajme

Mos hiqni dorë nga birra, parandalon këto sëmundje

nga Bota Press
28 Qershor, 2022
Ekskluzive

Çka janë “shamanët” ukrainas? Sulmojnë rusët dhe në territorin e tyre

nga Bota Press
28 Qershor, 2022
Lajme

Myftiu Tërnava viziton familjen e ish-presidentit Thaçi: Ende pa dalë në gjyq, rrjedha po i largon akuzat ndaj tyre

nga Bota Press
28 Qershor, 2022
Botë

Raketa e dërguar nga ShBA vret një kolonel dhe 40 ushtarë rusë në Ukrainë

nga Bota Press
28 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Mos hiqni dorë nga birra, parandalon këto sëmundje
  • Çka janë “shamanët” ukrainas? Sulmojnë rusët dhe në territorin e tyre
  • Kërcënim rrëqethës nga agjencia ruse: Janë shpallur koordinatat e kryeqyteteve të anëtarëve të NATO-s
  • Myftiu Tërnava viziton familjen e ish-presidentit Thaçi: Ende pa dalë në gjyq, rrjedha po i largon akuzat ndaj tyre
  • Raketa e dërguar nga ShBA vret një kolonel dhe 40 ushtarë rusë në Ukrainë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.