Siguria në shkolla është gjithnjë e më e diskutuar në Komunën e Prishtinës, duke pasur parasysh rritjen e shqetësimeve për sigurinë e nxënësve dhe mësuesve.
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehonë Sadriku-Lushaku, theksoi se siguria në shkolla ka shënuar progres, por ka ende hapësirë për përmirësime.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Sadriu-Lushaku tha se situata e sigurisë ka qenë përgjithësisht e mirë, duke evidentuar vështirësitë që ndodhin ndonjëherë në disa shkolla.
Në përgjithësi situata e sigurisë në shkolla ka qenë optimale. I kemi evidentuar vështirësitë që i kemi në shkolla, normalisht që do të ishte më mirë që të kishim një mundësi të njëjtë unike të aplikimit në të gjitha shkollat, ne po shikojmë mundësinë se si të arrijmë deri aty” tha Sadriu-Lushaku.