Podujeva, Prizreni dhe Peja janë tri komunat më të mëdha që u prekën negativisht nga ulja e numrit të popullsisë, dhe si pasojë edhe e financimit, popullsia e tyre ra për 17 mijë banorë dhe që të tria bashkë patën një ulje te financimit prej 1,401,452 euro. Ndërsa, Prishtina, ka parë rritjen me të madhe në financim, si shkak i rritjes për mbi 29 mijë banorë.
Këto të dhëna u prezantuan të martën nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale, nga analiza “Regjistrimi i Popullsisë: Ndikimi në Financimin e Komunave
Kjo analize ka për qëllim të vlerësojë ndikimin e regjistrimit të popullsisë të vitit 2024 ne shpërndarjen e financimeve komunale në Kosovë, e fokusuar ne tri lloje te granteve kryesore: Granti i Përgjithshëm, Granti Specifik për Arsim dhe Granti Specifik për Shëndetësi.
Përveç kësaj, është analizuar edhe ndikimi ne numrin e punonjësve komunalë dhe i pagave te tyre, si dhe ndryshimet ne strukturën e anëtarëve të Kuvendeve Komunale.
Podujeva, Prizreni Peja dhe Gjakova kanë pasur një rënie të popullsisë prej 17,481 banorësh dhe një ulje të financimit prej 1,401,452 euro. Prishtina ka përjetuar rritjen më te madhe të financimit, me nje rritje prej €8,997.490. Fushe-Kosova gjithashtu ka një rritje të madhe financiare prej €5,930,800. Graganica ka pare një rritje financiare prej €1,768,929”, ka thënë Besnik Muçaj, menaxheri i programeve në KLGI.
“Një veçori ka te beje me komunat e vogla që nuk janë prekur ndjeshëm ne rënien e numrit të popullsisë si Hani i Elezit, përkatësisht janë rritur si rasti i Mamushes. Ngjashëm, ndikimi është i vogël edhe ne komunat si Lipjani me një rënie te ndjeshme, prej 2,631 dhe Obiliqi ka shënuar një rritje të popullsisë me 1,245 banorë”, ka thënë ai.
Muçaj ka treguar se shumica e komunave në Kosovë kanë shënuar rënie të numrit të popullsisë, sipas statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Mirëpo u theksua se në katër komunat veriore ka pasur rezistim për regjistrim, andaj edhe të dhënat për këto komuna janë të limituara.
“Prishtina ka shënuar një rritje prej 28, 257 banoresh, ndërsa Fushë-Kosova ka regjistruar një rritje prej 29,251 banoresh. Graganica ka parë një rritje prej 8,696 banoresh, Obiliqi ka përjetuar një rritje të vogël prej 1,245 banoresh. Nga ana tjetër, Podujeva ka pësuar një rënie prej 17,481 banoresh, Lipjani ka pare një ulje prej 2,631 banoresh dhe Gllogoci ka regjistruar një ulje prej 10,477 banoresh”.
“Mitrovica e Jugut ka pësuar një rënie prej 7,229 banoresh. Skenderaj ka regjistruar një ulje prej 10,226 banoresh, Vushtrria ka përjetuar një ulje prej 8,377 banoresh. Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin-Potoku dhe Leposaviqi kanë përjetuar ulje te konsiderueshme prej 9,980; 7,046; 5,858 dhe 10,566 banoresh. Është e rëndësishme të theksohet se në këto katër komuna ka pasur refuzim të regjistrimit te popullsisë”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka treguar statistikat për regjionin e Pejës, Prizrenit, Ferizajt, Gjilanit dhe Gjakovës.
“Peja ka përjetuar një rënie prej 13,790 banoresh, Istogu ka regjistruar një ulje prej 6,219 banoresh, Klina ka pësuar një ulje prej 7,922 banoresh, Deçani ka pare një rënie prej 12,261 banoresh dhe Juniku ka përjetuar një ulje prej 2,132 banoresh”.
“Prizreni ka përjetuar një rënie të madhe prej 30,353 banoresh, Suhareka ka regjistruar një ulje prej 14,009 banoresh dhe Dragashi ka pësuar një ulje prej 5,089 banoresh. Mamusha ka parë një rritje te vogël prej 107 banoresh. Ferizaj ka regjistruar një rritje të vogël prej 735 banoresh dhe Shtërpca ka përjetuar një rritje prej 3,941 banoresh. Nga ana tjetër, Vitia ka pësuar një rënie prej 11,438 banorësh. Kaçaniku ka regjistruar një ulje prej 5,667 banoresh, Hani i Elezit ka pare një rënie prej 803 banoresh dhe Shtime ka përjetuar një ulje prej 3,004 banorësh. Gjilani ka përjetuar një rënie prej 7,277 banoresh, Kamenica ka pësuar një ulje prej 13,187 banoresh, Novobërda ka regjistruar një ulje prej 2,235 banoresh dhe Ranillugu ka pare një ulje prej 1,384 banoresh. Nga ana tjetër, Kllokoti ka përjetuar një rritje prej 493 banoresh dhe Parteshi ka pare një rritje prej 1,464 banoresh. Gjakova ka përjetuar një rënie prej 15,732 banoresh, Rahoveci ka regjistruar një ulje prej 14,431 banoresh dhe Malisheva ka pare një ulje prej 10,743 banoresh”, u shpreh ai.