• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Si të largoni dhimbjen e fortë të kokës në pak minuta

nga Bota Press
13 Shkurt, 2022
në Lajme, Shëndeti
ShareShareShare

Dhimbjet e kokës por edhe ato më të fortat siç është migrena, nuk mund t’i përshkruajë kurrë saktë dikush që nuk i ka provuar ato.

Këto dhimbje, sipas njerëzve që vuajnë nga migrena, të lënë kruspull e në gjendje amullie e të pashpresë. Kura magjike kundër dhimbjeve të forta të kokës apo migrenës nuk ka, megjithatë, ka disa produkte krejt natyrale që ofrojnë shpëtim të menjëhershëm.

Ju sjellim një trajtim natyral i cili përmban tre përbërës dhe ofron lehtësim të menjëhershëm për dhimbjet e forta të kokës. Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni dhe një lugë çaji me kripë ( jo të mbushur plotë). Përziejini së bashku dhe pijeni lëngun menjëherë. Për saktësi, duhet të dini që kripa që duhet të përdorni duhet të jetë e një cilësie të mirë, rekomandohet kripa rozë e njohur me emrin kripa e himalejeve (e gjeni në dyqane dhe markete) por mund të përdoret edhe kripa e zakonshme.

Si Ta Kuptoni Nëse Kjo Kurë Funksionon Për Ju

Çdo trajtim apo kurë natyrale funksionon ndryshe tek njerëzit. Dhimbjet e forta të kokës si dhe migrena prek 1 në 10 njerëz në botë dhe secili prej tyre rrëfen simptoma herë të ngjashme e herë të ndryshme. Kura me kripë dhe lëng limoni është e mirë për njerëzit që kanë simptomat e mëposhtme:

-Të përziera e të vjella,

-Mpirje,

-Therje,

-Marramendje,

-Ndjeshmëri ndaj dritës, zhurmës dhe aromave,

-Dhimbje që zgjat nga 2 deri në 72 orë

-Dhimbje pulsuese të kokës.

Shkaktarët Kryesorë Të Dhimbjes së Fortë të Kokës

Studimet, thonë se stresi mund të jetë një nga shkaktarët e dhimbjes së fortë të kokës por edhe migrenës. Dhimbjet në fillim zgjasin pak por stresi i vazhdueshëm mund të transformojë një dhimbje koke të thjeshtë në migrenë. Konsumi i alkolit dhe mungesat e vitaminave janë dy arsye të tjera të forta për shfaqjen e migrenës.

Por një nga shkaqet më të rëndësishme është dehidratimi dhe prishja e ekuilibrave të elektroliteve. Elektrolitet janë minerale të rëndësishme për funksionet e organizmit. Një prej këtyre mineraleve është magnezi, i cili ndër të tjera lufton inflamacionin. Dhimbja e fortë e kokës besohet të jetë një reagim inflamator në organizëm. Kjo është edhe arsyeja përse kripa që duhet të përdorni në kurën e lartpërmendur duhet të jetë rozë sepse është e pasur me magnez./Botapress.info/

Tags: dhimbja e kokes

Të ngjashme

Lajme

Fatmir Bajraj: 32 vite nga Dita e Pavarësisë së Kosovës!

nga Bota Press
2 Korrik, 2022
Ekskluzive

Miliarderët e globit së bashku humbin 1.4 trilion dollarë

nga Bota Press
2 Korrik, 2022
Lajme

Ky është pronari i pishinës në Gjakovë që u arrestua dje, dyshohet se sulmoi një 16-vjeçar dhe kërcënoi babain e tij

nga Bota Press
2 Korrik, 2022
Lajme

Deputetja e VV-së njofton se po hartojnë ligj për përdorimin e trotinetëve elektronikë

nga Bota Press
2 Korrik, 2022


Lajmet e fundit

  • Libra pa emra autorësh!
  • Fatmir Bajraj: 32 vite nga Dita e Pavarësisë së Kosovës!
  • Miliarderët e globit së bashku humbin 1.4 trilion dollarë
  • Ky është pronari i pishinës në Gjakovë që u arrestua dje, dyshohet se sulmoi një 16-vjeçar dhe kërcënoi babain e tij
  • Deputetja e VV-së njofton se po hartojnë ligj për përdorimin e trotinetëve elektronikë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.