Morena Taraku duket se sot po kalon një ditë jo të mirë. Këngëtarja e cila ka vite që është shpërngulur në Turqi për të jetuar, ditën e sotme në Instagram ka publikuar një video ku shfaqet duke qarë.
Ndonëse nuk ka specifikuar ndonjë person, por Taraku është shprehur se është lënduar shumë nga njerëzit. Ajo tutje ka shkruar se edhe ata që bëjnë be në kokën e saj, ia kanë kthyer shpinën.
“Kam respektuar e dashur aq shumë njerëz në këtë botë dhe gjithë ata që kam dashur e respektuar më kanë tradhtuar…”, shkruan ndër të tjerash Morena./Botapress.info/