Viza U i jep mundesi aplikantit qe nuk eshte shtetas amerikan dhe nuk ka green card dhe qe jeton dhe punon ne Amerike te aplikoje per vizen U nese ai/ajo kane qene viktime e nje krimi ne Amerike dhe kane bashkepunuar me policine dhe zyren e prokurorit ne hetimin e krimit si dhe ne kapjen dhe vendosjen perpara drejtesise se autoreve te krimit. Nese ju ose ndonje i aferm i juaj qe jeton dhe punon ne Amerike ka qene viktime e nje krimi ai/ajo mund te beje nje kerkese ne zyren e emigracionit per tu kualifikuar ne baze te Vizes U.
Disa nga benefitet e vizes U jane:
– Nese zyra e emigracionit e miraton kerkesen tuaj, ndonese ka nje pritje te gjate derisa zyra e emigracionit ta miratoje kerkesen, juve do tu jepet nje leje pune (ëork Authorization Card) per kater (4) vite dhe ne ne vitin e fundit perpara se te skadoje leja e punes, ju mund te aplikoni per Green Card qe do t’ju jepte mundesine qe ju dhe pjesetareve te tjere te familjes suaj qe kane lejen e punes ne baze te Vizes U, te jetoni dhe qendroni ne Amerike per gjithe kohen qe keni deshire.
-Personi i demtuar, pra, viktima, ka te drejte qe krahas aplikaconit te tij personal per Vizen U, te perfshije edhe bashkeshortin/ bashkeshorten e tij si edhe femijet nen moshen 21 vjecare dhe nuk ka rendesi nese bashkeshorti/ja ose femijet tuaj jetojne ne Amerike, Shqiperi, Greqi ose ne ndonje vend tjeter.
– Bashke me aplikimin per vizen U, ju mund ti kerkoni zyres se emigracionit qe t’ju fale per hyrjen a paligjshme ose shkeljen e vizes se qendrimit (ëaiver). Ne rastin me te mire, kur zyra e emigracionit e miraton kerkesen tuaj per vizen U, ajo do t’ju fale edhe per ndonje shkelje te ligjit amerikan te emigracionit.
-Gjithashtu, Viza U do t’ju ndihmonte edhe nese keni nje ceshtje emigracioni perpara gjykates se emigracionit. Ka shume gjasa qe gjykata e emigraconit te mbylle ceshtjen tuaj te hapur fale aplikimit dhe miratimit te aplikimit te Vizes U nga zyra e emigracionit. Per te mbyllur ceshtjen tuaj perpara gjykates se emigracionit eshte e keshillueshme qe Avokati juaj te marre kontakt me prokurorin e ceshtjes suaj qe palet (dmth ju, nepermjet avokatit tuaj dhe prokurori qe po ndjek ceshtjen tuaj dhe qe perfaqeson interesat e shtetit) te bejne nje kerkese se bashku (Joint Motion to Terminate Removal Proceedings) duke i kerkuar gjykates se emigracionit qe te mbylle ceshtjen duke ju dhene ju keshtu mundesine qe te aplikoni per green card.
P.S. Akil Tirana eshte Avokat emigracioni ne zonen e ëashington, DC dhe Maryland. Ky shkrim eshte per t’ju dhene juve informacion lidhur me Vizen U. Ky shkrim nuk ka synim qe te krijoje nje marredhenie Avokat-Klient dhe ju duhet qe te konsultoheni me Avokatin tuaj, nese keni nje, ose te merrni kontakt me ndonje Avokat te kualifikuar ne fushen e emigracionit, nese nuk keni Avokat per momentin, qe do te jepte keshillat e duhura ligjore lidhur me ceshtjen tuaj te emigracionit. Avokati Akil Tirana nuk mban asnje pergjegjesi lidhur me permbajtjen e ketij shkrimi. Per ndonje konsultim mund te komunikoni ne numrin e telefonit (202) 491-5042.