• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Si është gjendja shëndetësore e Thaçit dhe të tjerëve, flasin nga Dhomat e Specializuara – kanë disa fjalë edhe për fillimin e gjykimit

nga Bota Press
2 Qershor, 2021
në Ekskluzive
ShareShareShare

Hashim Thaçi dhe Hysni GucatiDhomat e Specializuara: Data e kalimit të dosjes së çështjes trupit gjykues dhe data e fillimit të gjykimit nuk janë caktuar ende

Tashmë janë bërë 10 muaj që nga arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarit Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, dhe shefit të Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, e ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj dhe ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Të arrestuarit e Speciales po mbahen në qendrën e paraburgimit nga Gjykata Speciale.

Mirëpo, ende nuk është dhënë ndonjë detaj se si është gjendja shëndetësore e tyre. Në një përgjigje për “Bota sot”, kanë thënë se Dhomat e Specializuara nuk deklarohen për gjendjen e të arrestuarve.

“Për arsye të privatësisë, DHSK-ja nuk jep informacion publik në lidhje me situatën specifike të kujdesit shëndetësor të të paraburgosurve”, kanë thënë Dhomat e Specializuara.

Kurse, në pyetjen se kur pritet të fillojë gjykimi për Thaçin dhe të tjerët në shtator, kjo zyre kanë thënë se gjykatësi i procedurës paraprake ende nuk ka marrë vendim se kur do t’ia kalojë dosjen e çështjes trupit gjykues.

“Çështja Prokurori i Specializuar kundër Thaçit dhe të tjerëve aktualisht është në fazën e procedurës paraprake. Gjatë kësaj faze, gjykatësi i procedurës paraprake mund të mbajë seanca, sipas nevojës, për përgatitjen e procedurave dhe vendosë mbi kundërshtimet fillestare të ngritura nga i akuzuari (referuar si mocione paraprake). Prokurori i Specializuar duhet t’i tregojë Mbrojtjes provat që mbështesin aktakuzën dhe deklaratat e të gjithë dëshmitarëve që Prokurori i Specializuar ka ndërmend t’i thërrasë në gjykim, si dhe dokumentet dhe provat materiale të cilat synon t’i paraqesë në gjykim”.

“Gjithashtu, mbrojtja duhet t’i tregojë Prokurorit të Specializuar listën e dëshmitarëve dhe çdo provë tjetër që ata synojnë të përdorin. Ky quhet procesi i nxjerrjes së materialeve. Në seancat e fundit publike, Mbrojtja dhe Prokurori i Specializuar kanë diskutuar lidhur me atë se kur mund të përfundojë ky proces. I takon gjykatësit të procedurës paraprake të vendosë, bazuar në argumentet e palëve, se kur do të dorëzohet dosja paraprake.

Pas përfundimit të përgatitjeve gjykatësi i procedurës paraprake ia kalon dosjen e çështjes trupit gjykues prej tre gjykatësish dhe një gjykatësi rezervë, të cilët caktohen nga Presidenti. Vetëm atëherë përfundon faza e procedurës paraprake dhe fillon faza e gjykimit. Data e kalimit të dosjes së çështjes trupit gjykues dhe data e fillimit të gjykimit nuk janë caktuar ende”, kanë deklaruar nga DHSK-ja.

Kurse, për viktimat tjera të paraqitura në Hagë, nga DHSK-ja kanë bërë me dije se kërkesat për të marrë pjesë në procedura si viktimë po mbahen konfidenciale dhe ato ndahen vetëm me gjykatësin e procedurës paraprake ose trupin gjykues.

“Vetëm kur Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave paraqet një raport publik ose kur gjykatësi (t) publikon një vendim në lidhje me pjesëmarrjen e viktimave, disa informacione rreth procesit do të bëhen publike. Të gjitha parashtrimet publike para DHSK-së janë në dispozicion në faqen tonë të internetit”, thuhet në përgjigjen elektronike të Dhomave të Specializuara./Botapress/

Tags: Hashim Thaci

Të ngjashme

Ekskluzive

Të gjitha kapjet e RTK-së nga partitë politike të Kosovës -Ja çka thoshte VV-ja për RTK-në më 2016!

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Ekskluzive

Hekuran Murati ia bënë një rrogë të mirë shokut të babait

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Ekskluzive

ERDHI DITA: Zyrtari i Qeverisë Kurti shpërndan postimin kundër Amerikës të enveristit Xhafa

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Ekskluzive

Gruaja që tentoi vetëvrasjen në Suharekë ishte viktimë e dhunës nga bashkëshorti, arrestohet i dyshuari

nga Bota Press
31 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • Zhaklin-Luizi po e përdor Tean, për të bërë xheloze Kiarën
  • “Ti manipulon”/ Tea-Je xheloze. Debat mes Kiarës dhe Teas
  • Xhuli nuk ndalon së shprehuri simpatinë, ia puth edhe shpinën Atdheut (VIDEO)
  • Las Vegas: Comodita me prezantim brilant në një prej panaireve më të mëdha në botë (VIDEO)
  • Serwer i kërkon Kurtit ta bëjë një propozim për Asociacionin: Gjuaje topin në anën e Serbisë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.