• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

“Si dy miq të vjetër, ramë dakord në çdo pikë”- Edi Rama priti në takim Dritan Abazoviq

nga Bota Press
16 Korrik, 2021
në Kosovë, Lajme, Maqedoni, Shqipëri
ShareShareShare

Kryeministri Edi Rama ka takuar sot zv kryeministrin shqiptar të Malit të Zi Dritan Abazoviç. Rama në një njoftim të shkurtër në rrjete sociale thotë se takimi shkoi mië dhe ata ranë dakord në çdo pikë.

“Kënaqësi e posaçme takimi i parë me zv.kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, me të cilin kaluam si dy miq të vjetër dhe patëm dakordësi në çdo pikë”, shkruan Rama.

Abazoviç ndërkohë gjatë vizitës së tij në Tiranë , ka takuar edhe numrin dy të PS Taulant Balla , ndërsa po ashtu ka takuar edhe presidentin Ilir Meta.

Balla u shpreh pas takimit se do të rritet dhe forcohet bashkëpunimi i eksperiencave mes dy vendeve, ndërsa në fund të muajit korrik do të hapet një tjetër pikë kufitare me Malin e Zi.

“Të rrisim dhe forcojmë bashkëpunimin e eksperiencave sepse kemi shumë cështje që ngjajnë. Në Shqipëri kemi probleme me reformën zgjedhore dhe kështu ndodh edhe në Malin e Zi e rëndësishme është që qoftë Shqipëria, qoftë Mali i Zi kanë një kontribut cilësor dhe të ketë bashkëpunim mes vendeve tona. Deri në fund të këtij muaji do të kemi një pikë tjetër kufitare me Malin e Zi. Kjo tregon rritjen e intensitetit mes dy vendeve tona dhe kjo tregon një proces integrimi në marrëdhënien në Ballkanin Perëndimor”, tha Balla.

Kreu i Shtetit shqiptar e përgëzoi Zëvendëskryeministrin Abazoviç për përparimin që ka shënuar Mali i Zi, veçanërisht sa i përket procesit të integrimit europian, aq jetik për të gjitha vendet e rajonit.

Presidenti Meta shprehu dëshirën, që bashkëpunimi i mirë, që ekziston midis dy vendeve tona, të përshpejtohet dhe të thellohet më tej në të gjitha fushat, duke patur si objektiv parësor ndërlidhjen gjithnjë e më të mirë mes qytetarëve në të dy anët e kufirit.

Kreu i Shtetit shqiptar theksoi se partneriteti në NATO duhet të frymëzojë marrëdhënie më të ngushta dhe të afërta ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe se të dy Qeveritë i kanë të gjitha mundësitë ta modelojnë këtë bashkëpunim në përçim të vlerave më të mira të Aleancës.

Presidenti Meta apeloi për një përfaqësim më përfshirës dhe më të drejtë të shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale të Malit të Zi.

Gjatë takimit, Presidenti Meta i kushtoi vëmendje të veçantë disa projekteve konkrete në mbështetje të zonave ku banojnë shqiptarët, siç janë: hapja së shpejti e Pikës se Kalimit Kufitar në Grabon, mundësia e bashkëpunimit për hapjen e Pikës së Kalimit Kufitar Skejë – Zogaj, rindërtimi i i shkollës së djegur në fshatit Dacaj në Rozhajë, ura mbi lumin “Buna”, që do të lidhte Velipojën me Shtojin, përmirësimi i infrastrukturës rrugore në Plavë dhe Guci, konkretisht rregullimi i rrugës për në fshatin Hot në Plavë, hapja e disa pikave kufitare në këtë zonë si edhe në Ulqin, rregullimi i çështjes se shtetësive të shtetasve shqiptare të martuara në Mal të Zi, si dhe punësimi i shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale.

Presidenti Meta shprehu kënaqësinë që faktori shqiptar në Mal të Zi vazhdon të kontribuojë pozitivisht dhe në mënyrë të qëndrueshme në të gjitha proceset demokratizuese dhe zhvillimore, duke qenë faktor kyç për qasjen euro-atlantike dhe europiane të vendit./Botapress/

Tags: Si dy miq të vjetër

Të ngjashme

Botë

Ushtarët rus që dorëzohen para ushtrisë ukrainase bëjnë lutje: ‘A duhet të biem në gjunjë?’

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Diaspora

E dhimbshme: Një 23-vjeçare kosovare humb jetën në një aksident trafiku në Nju Jork

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Ekskluzive

Fjalor banal e ofendues i asistentes së stomatologjisë Arbana Xhekaj ndaj sindikalistit Enlirat Duraku

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Lajme

Dafina për Julianën: Është nga Drenica dhe thotë ‘akoma’ (VIDEO)

nga Bota Press
28 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • Opozita kritikon VV-në për punësime familjare: Qeveria Kurti 2 ka emrin: “Neputizëm”
  • Zhduket një 11 vjeçar nga Fushë Kosova
  • Gjithçka që ndodhi dje në Fushë Kosovë ku u plagosën nënë e bijë
  • Ushtarët rus që dorëzohen para ushtrisë ukrainase bëjnë lutje: ‘A duhet të biem në gjunjë?’
  • E dhimbshme: Një 23-vjeçare kosovare humb jetën në një aksident trafiku në Nju Jork

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.