“Unë duhet të besoj që duhet të dijsh kur të thuash po, e duhet të dijsh kur thua jo. E që është më e rëndësishmja duhet të dijsh si të thuash jo. E mbi të diturit se si të thuash ji, është të jesh i sinqertë me aleatët. Pra mos ti mashtrosh”- tha Abdixhiku, i pyetur në emisionin “KallxoPërnime”, se si do të ballafaqonte kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për çështjet në veri.
Abdixhiku tha se në pjesën më të të politikës së pas-pavarësisë Kosov ka pasur klasë politike që kryesisht kanë ditur të thonë ‘Po’. Ndërsa në pjesën e tanishme, sipas tij, Kosova e ka një klasë politike që ka mashtruar për të thënë ‘Po’, e ka përfunduar duke thënë ‘Jo’.
Sipas kreut të LDK-së, Kurti e ka pranuar marrëveshjen më të keqe që ka Kosova në historinë e saj, Marrëveshjen e Ohrit.
“Absolutisht unë nuk e kisha prnauar, as se pranoj sot, as nesër. Marrëveshja e Ohrit është marrëveshje e dëmshme për Republikën e Kosovës”- tha Kurti më 21.09.2024.
Abdixhiku thotë se Marrëveshja e Ohrit e ka tejkaluar edhe Pakon e Ahtisaarit.
“Kompetencat e vetëmenaxhimit është e drejtë autonome për serbët në Kosovë. Vetëmenaxhimi është e shtuar prej kësaj marrëveshje. Dialogu është kthy në pikën zero. Është bërë një marrëveshje e re që parasheh autonomi territoriale për serbët e Kosovës. Kështu po thotë Qeveria vetë”- thotë ai.
Po të ishte kryeministër, Abdixhiku thotë se do te hudhte poshtë “autonominë e Kurtit”, edhe dokumentin e draft-statutit edhe Marrëveshjen e Ohrit.
Ndërsa në pyetjen se çka nëse thonë amerikanët merre përgjegjësinë se e ka nënshkruar Qeveria këtë marrëveshje, Abdixhiku thotë se do të do ta dërgonte në Gjykatë Kushtetuese së bashku me komentet.
Sipas tij, ajo çfarë ka ndodhur me Qeverinë e tanishme është që ka refuzuar të marrë autorësi mbi Asociacionin.
“Pra thotë unë jam Qeveri e Kosovës, unë dua të shkruaj një Asociacion brenda Kushtetutës së Kosovës që nuk ma shkelë as Kushtetutën , as integritetin territorial, as sovranitetin territorial. Një kërkesë që amerikanët e kanë pasur ndaj neve për dy vite të plota. Pas gjashtë muajve të parë të kësaj Qeverie deri ne dy vitshin e parë të kësaj Qeverie, plus gjashtë muaj, kemi pasur kërkesa amerikane: “Ju lutem shkruani draft-statutin e Asociacionit”- tha Abdixhiku.
Më 18.03.2023 ishte arritur Marrëveshja e Ohrit, që është aneksi i Marrëveshjes bazë të datës 27.02.2023 e nënshkruar në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Marrëveshja e Ohrit përmban afatet e zbatimit të Marrëveshjes bazë, e njohur si ‘Plani Franko-Gjerman’ për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.