Në fund të këtij muaji, skadon vendimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për përcaktimin e tavanit të çmimeve për shitjen e derivateve në vend. Por, si do të veprohet nga muaji tjetër për çmimet, e çfarë presin naftëtarët të ndodhë?
Nga 1 shtatori, Shteti ka filluar të kontrollojë sërish çmimet me të cilat shiten nafta e benzina në vend.
Ditën kur Ministria doli me vendim që përcakonte tavanin e çmimeve, nafta shitej 1 euro e 79 centë e benzina 1 euro e 44 centë. Prej asaj dite, nafta ka rënë për 19 centë, e benzina për 9 centë.
Këto çmime, Shteti mund t’i kontrollojë deri në fund të këtij muaji. Kjo meqë, vendimi i Ministrisë për përcaktim të çmimeve është i vlefshëm vetëm për 30 ditë.
“Rregullimi i çmimeve dhe masat nga neni 1 i këtij Vendimi, mbeten në fuqi tridhjetë ditë, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Vendimi”, thuhet në vendimin e Ministrisë.
Gazeta Express ka dërguar pyetje në MINT për të marrë informacione se si do të veprohet në këtë drejtim nga muaji i ardhshëm, por deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka pranuar përgjigje.
Për këtë vendim të Ministrisë janë deklaruar edhe nga Shoqata e Naftëtarëve.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka kërkuar që pas skadimit të vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të lejohet tregu i lirë.
Sipas Berjanit, Kosova është shteti më i vogël në botë, por që ka më së shumti pika karburnati.
Bazuar në statistikat e Berjanit, në gjithë Kosovën operojnë 750 pompa derivatesh.
“Vendimi i qeverisë duhet të respektohet. Nuk ka pompa të mbyllura shkaku i vendimit të qeverisë. Po ne kërkojmë që pas skadimit të këtij vendimi të lejohet treg i lirë, sipas Kushtetutës, sepse Kosova është shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karburanti. Është një konkurrencë e madhe”, ka thënë Berjani për Express.
Këtë praktikë, Ministria e kishte aplikuar fillimisht në fund të muajit qershor, pasi çmimi i naftës kishte arritur në gati 2 euro.
Postoi video duke abuzuar me një vajzë të mitur në Prishtinë, Policia nis hetime
Për çdo ditë, deri më 24 korrik, Ministria dilte me vendim ku përcaktonte çmimin maksimal për shitjen e derivateve.
Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti, ka paralajmëruar ditë më parë se do të caktohet tavan i çmimeve edhe për produktet elementare ushqimore.
“Sot kemi pasur edhe vendimin lidhur me çmimin tavan sa i përket naftës, por edhe marzhës së fitimit të tregtarëve me pakicë dhe me shumicë. Pra, edhe duam ta mbrojmë konsumatorin nga rritja e çmimit të naftës, por në të njëjtën kohë edhe ta ruajmë konkurrushmërinë. E kemi edhe nismën legjislative për çmimet bazë që duhet të kenë tavan, sa i përket produkteve elementare ushqimore”, deklaroi Kurti në një konferencë për media, pas miratimit të udhëzimit administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve tjera./Botapress.info/