[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Si do ta trajtonte Vetëvendosja dialogun, po të ishte në pushtet?



Shefi i Grupit Parlamentar  të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se po të vijë Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, dialogu Kosovë-Serbi do të marrë krejt kthesë tjetër.

“Lëvizja Vetëvendosj dëshiron t’i japë një kthesë këtij dialogu, atë duhet të kthehen në shtëpi, jo me Vuçiqin dhe Nikoliqin”.

“Çka duhet të bejmë ne, ne do të themi se kjo punë nuk paska lidhje me Nikoliqn dhe Vuçiqin – por problemet reale të tyre duhet t’i zgjedhim ne si institucione. Por jo duke folur me Vuçiqin – me këtë e kemi forcuar Serbinë në Kosovë”.

Konjufca si i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se serbët lokalë në Kosovë kanë kritika për politikat e shtetit serb, sepse ato nuk lidhen me jetën e tyre, por i kanë imponime.

“Për Listën Serbe askush nuk flet mirë, nuk e di si kanë fituar ata. Serbët thonë se ata nuk i takojnë kurrë, nuk flasin me ta. Kur unë dëgjoj mendime të tilla nga serbët e Kosovës, e shoh se dialogu me Serbinë ka qenë krejt i gabueshëm”.

“Ky dialog nuk ka pasur lidhje me jetën reale të njerëzve”.