[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shukri Buja del para gjyqit për keqpërdorim detyre



 

 

Ka nisur seanca e gjykimit të deputetit të Kuvendit të Kosovës Shukri Buja dhe nëntë personave tjerë.

 

Shukri Buja, deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe nëntë persona tjerë kanë dalë sot para gjykatës në seancën fillestare.

 

Buja akuzohet nga prokuroria për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar nga Komuna e Lipjanit me kompaninë “NEW Co Feronikel Complex LL. C.”.

 

Komuna e Lipjanit në kohën kur drejtohej nga Shukri Buja më 21 mars 2008 kishte nënshkruar memorandum me “NEW Co Feronikel Complex LL. C.” Për dhënien me qira kësaj kompanie një ndërtesë të laboratorit në Lipjan.

 

Sipas aktakuzës, në memorandum ishte përcaktuar që “NEW Co Feronikel Complex LL. C.” Të paguaj nga një euro në muaj qira për objektin e laboratorit, ndërsa kompanisë ky laborator i ishte dhënë për 10 vjet.

 

Me këtë prokuroria pretendon se i është shkaktuar dëm Komunës së Lipjanit.

 

Bashkë me Bujës të akuzuar të këtij procesi Nebih Zeqiri, Halit Gashi, Fahri Retkoceri, Hasim Vishesella, Edmond Rexhepi, Driton Avdiu, Burim Kodra, Bajram Rizani dhe Magbule Sadiku.

 

Përveç Bujës tre nga të akuzuarit në kohën për të cilën ngarkohen ishin zyrtarë komunalë në Lipjan.