Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci ka njoftuar sot se fillimi i vitit të ri shkollor do të shtyhet për së paku edhe 2 javë. Për një vendim të tillë, i shqetësuar është shprehur profesori universitar dhe anëtari i LDK’së, Muhamet Hamiti.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se me shifrat aktuale të pandemisë ka qenë e pamundur të fillohet mësimi në klasa, por jo edhe mësimi online.
Hamiti thotë se qeveria nuk e ka menduar si zgjidhje mësimin online që sipas tij është më pak e keqe sesa të shtyhet fillimi i vitit shkollor.
Ky është reagimi i plotë i tij:
Me 487 të v dekur prej virusi për një muaj, me gati 20 mijë raste aktive të regjistruara e kush e di sa të paregjistruara, sepse jo të gjithë njerëzit me virus testohen, shtyrja e fillimit të vitit të ri shkollor për dy javë ka qenë e paevitueshme. E paevitueshme për mësim në klasë, por jo për mësim online, për çka duket se as që është menduar, si zgjidhje më pak e keqe sesa të mos ketë fare mësim.
Pasojat e menaxhimit të keq të kësaj Qeverie në shëndetësi kanë pasoja largvajtëse për ekonominë, për arsimin, për të gjitha fushat e jetës në Kosovë. /Botapress/