[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shtyhet seanca kundër Murat Mehës



Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Meha, ka munguar në seancën fillestare ndaj tij dhe dy zyrtarëve të tjerë.

Siç ka bërë të ditur gjyqtari i rastit Shasivar Hoti, Meha ka pranuar ftesën për seancë, por ndërkohë ka njoftuar gjykatën se do të qëndrojë jashtë vendit për punë, më saktësisht në shtetin e Holandës, duke kërkuar që seanca të shtyhet, raporton KTV.

 

Përveç Mehës, që ka njoftuar gjykatën për mungesën e tij, ngjashëm nuk kanë bërë edhe dy të akuzuarit e tjerë, Ismet Kryeziu e Nemanja Spasiq që nuk ishin prezentë, ndërsa ka munguar edhe prokurori i shtetit.

 

Në mungesë të kushteve, seanca është shtyrë për 17 maj.

 

Murat Meha, Ismet Kryeziu e Nemanja Spasiq, akuzohen nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare.