Shtohet numri i barrikadave, rruga në Jegenicë bllokohet nga tri mjete të rënda

Nëpër rrugët e veriut tashmë veç janë të vendosura nëntë barikada. Një e tillë sapo është përforcuar në Jegenicë, tek hyrja e cila e lidh fshatin e banuar me shumicë shqiptare, Çabrën me komunat Zubin Potok dhe Zveçan e tërë veriun e Mitrovicës.

Gazetaret po qëndrojn në fshatin Çabër dhe ka vizituar pikat e barrikaduara në Zupç e në Jegenicë.

LEXO EDHE KETE

Raportohet për një shpërthim te “Kroi i Vitakut” në Mitrovicë

Tek pika në Jegenicë vërehet se menjëherë pas dy kamionetave me pesha të rënda pak më parë është vendosur një cisternë e derivateve, gypi i së cilës po pikonte nga të nxehtit pas përdorimit.

E njejta barikadë ishte vendosur më parë në të njejtën kohë me atë në Zupç, por e cila ka lëvizur ndërkohë, gjersa sot shihet se veç ka pësuar përforcim.

Një kamionetë e braktisur është vërejtur në rrugën e Çabrës, 50 metra larg barikadës në Jegenicë.

Barikada në pikën në Zupç rreth një orë e gjysmë më parë ishte e mbushur me një grup prej dhjetëra njerëzish të cilët u panë se kishin ardhur aty me vetura.

Kur gazetari i “Mitropol” u afrua drejt barikadave, vërejti se grupi i mbledhur po shpërndahej me shpejtësi me vetura.

Aty u panë edhe forca të KFOR-it letonez të cilët ishin parkuar pranë barikadës prej tre kamionetash me dy vetura zyrtare./Botapress.info/

ngjashme