• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Shtohet keqpërdorimi i detyrës nga ana e zyrtarëve policorë

nga Bota Press
16 Maj, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Inspektorati policor i Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një rreshter policor në Pejë. E sipas IPK arsyeja e arrestimit të këtij zyrtari është dhuna e ushtruar ndaj koleges së tij me të cilën ishte në një lidhje dashurie. Njohësi i sigurisë Drizan Shala, thotë se shkaku i rasteve të shumta të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, duhet të angazhohen psikologë për të vlerësuar gjendjen psiqike të policëve në vend

Pasi pranoi tretman në emergjencë në Pejë, u zbulua se jashtë detyrës zyrtare, zyrtarja policore kishte pësuar dhunë nga kolegu i saj, me të cilin ishte në një lidhje.

E për ushtrim të dhunës, në pranga përfundoi rreshteri policor me inicialet S.H.

Ishte Inspektorati Policor që njoftoi se ky zyrtari policor me gradën rreshter ka përfunduar në ndalim prej 48 orësh.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”. Informacionet e para hetuesit e IPK-së lidhur me këtë rast i kishin pranuar nga Policia e Kosovës në Pejë se një zyrtar policor (me gradën e rreshterit) jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë si i dyshuar në një rast të lëndimit të rëndë trupor.  Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Me rastin po merret edhe Prokuroria Themelore në Pejë.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Shkodran Nikçi, bëri me dije se gjatë ditës, Prokurori do të kërkojë edhe masë të paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Prokurori i Shtetit gjatë ditës do të paraqesë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit”, ka thënë Shkodran Nikçi – nga Prokuroria Themelore Pejë.

E njohësi i çështjeve të sigurisë Drizan Shala thotë se një rast si ky, duhet të ndikojë në reagimin e menaxhmentit policor, dhe në angazhimin e psikologëve për trajtim të zyrtarëve policor.

Shala shton se numri i rasteve të keqpërdorimit të detyrës nga ana e policëve është më i madh.

Mirëpo sipas tij, shkaku i numrit të vogël të Inspektorëve policor këto raste nuk po zbulohen.

Ndërkohë nga ana e IPK është njoftuar se rreshteri policor është suspenduar nga detyra deri në një vendim të dytë.

Tags: policia

Të ngjashme

Lajme

Ministri Murati “rreh gjoks” se Qeveria Kurti ka punësuar 64 mijë persona, “gozhdohet” keq nga komentuesit

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Botë

Erdogan propozon dënim me vdekje për ata që…

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Lajme

Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e të birit

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Botë

Kërcënon aleati i Putinit: Nëse shpërthen Lufta III Botërore, ky është qyteti i parë që do të bombardojmë

nga Bota Press
25 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Ministri Murati “rreh gjoks” se Qeveria Kurti ka punësuar 64 mijë persona, “gozhdohet” keq nga komentuesit
  • Erdogan propozon dënim me vdekje për ata që…
  • Shtëpi, toka e vetura të shtrenjta: Zyrtarit të LVV-së që ka mbi 1 milionë dollarë nëpër banka
  • Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e të birit
  • Hapet kufiri Kosovë-Shqipëri, s’ka më ndalesa në vikende

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.