[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shtohen masat e sigurisë pranë Katedrales (Foto)



Jemi në prag të festës së Pashkëve dhe rreziku për ndonjë incident eventual është i mundër.

Në gjithë kryqytetin janë shtuar masat policore dukshëm , shkruan Botapress.

Që nga orët e para të mëngjesit masat e sigurisë janë shtuar  edhe te Katedralja “Nëna Terezë” pasi  dimë që rituali i festës së Pashkëve mbahet në këtë Katedrale  dhe mundësia për ndonjë incident egziston.

Policia e Kosovës është mobilizuar në gjithë qytetin dhe janë të gatshëm të ndërhyjnë në rast të ndonjë sulmi eventual.

Ndryshe, kryeministri Isa Mustafa dje ka mbledhur edhe Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Krejt kjo pasi shteti dhe institucionet janë në alarm për shkak “të rrezikut nga sulme të mundshme terroriste” dhe për shkak të “krizave politike në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni”./Botapress/.