[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shtohen masat e sigurisë në Brezovicë (Video)



Vizitorët të cilët ia mësyjnë shpateve të Brezovicës po përballen me jo pak vështirësi.

Megjithatë për shkak të gjendjes së vështirë të rrugës nga kushtet atmosferike të temperaturave të ulëta, policia nuk po lejon qarkullimin e asnjë automjeti pa pajisje dimërore, njofton Klan Kosova.

Telashe të shumta krijuan dhe autobusët, të cilët pa këto pajisje ia kishin mësyrë Brezovicës.

E kjo shkaktoi tollovi e bllokim të punës së kompanive që pastrojnë borën.