[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shtetet anëtare të OSBE’së kërkojnë që organizata të komunikojë me Kosovën



Përfaqësuesja e përhershme e Francës në OSBE, ambasadorja Véronique Roger-Lacan, në fjalimin e saj në një takim të OSBE’së ka kërkuar që kjo organizatë ta shtojë komunikimin me autoritetet e Kosovës.

OSBE është një organizatë e cila nuk e njeh shtetin e Kosovës, por si duket një gjë e tillë mund të ndryshojë gjatë kryesimit austriak, duke ndikuar që së paku të rritet komunikimi.

Ambasadorja franceze këtë deklaratë e ka bërë në emër edhe të shteteve tjera, Belgjikës. Bullgarisë, Kanadasë, Kroacisë, Danimarkës, Estonisë, Italisë, Letonisë,Lituanisë, Holandës, Republikës Ceke, Sllovenisë, Suedisë, dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Ne e mirëpresim faktin që Misioni është duke i përshtatur në vazhdimiësi aktivitetet në përputhje me nevojat e Kosovës. Në këtë kontekst ne ritheksojmë shpresën tonë se do të jetë e mundur që në të ardhmen të ketë kontakte ndërmjet shtetete anëtare dhe përfaqësuesve teknikë të administratës së Kosovës që bashkëpunon me Misionin e OSBE’së në Kosovë. Ne duam që të diskutojmë sa më parë të gjitha opsionet me Ambasadorin jan Braathu dhe të gjitha shtetet anëtare para raportimit të ardhshëm në këshillin e Përhershëm”

OSBE është njëra nga organizatat ku Serbia dhe shtetet tjeras kundërshtojnë fortë anëtarësimin e Kosovës.