• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë

nga Bota Press
8 Qershor, 2023
në Ekskluzive, Lajme
ShareShareShare

Shtëpia e Bardhë ka publikuar raportin vjetor të Kompetencave të Luftës rreth dislokimeve të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të pajisura për luftim.

Në kuandër të këtij raporti, SHBA ka publikuar një pjesë edhe për Republikën e Kosovës.

Aty thuhet se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë me forca në Forcën e Kosovës (KFOR), të udhëhequr nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët dypalësh dhe institucionet ndërkombëtare, për të penguar armiqësitë e ripërtërira në Kosovë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, përafërsisht 591 personel ushtarak të Shteteve të Bashkuara janë në mesin e rreth 3,800 pjestarëve të KFOR-it në Kosovë.

Trupat e KFOR-it, që janë nga 27 shtete të botës, kanë për mandat që të ofrojnë mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Mandati i tyre buron nga rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e miratuar më 10 qershor 1999, një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes Teknike të Kumanovës.

Kjo marrëveshje parashihte tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare.

Ajo u nënshkrua midis KFOR-it dhe autoriteteve të ish-Jugosllavisë, duke i dhënë fund bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe.

Numri i ushtarëve të KFOR-it në Kosovë ndër vite është zvogëluar, pas përmirësimit të situatës në veri.

Por, pas rritjes në veri të Kosovës në fund të majit, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar për rritjen e numrit të trupave, duke shtuar se numri i tyre mund të rritet edhe më shumë, për të qetësuar dhunën në veri./Botapress.info/

Tags: e bardheKosoveshtepia

Të ngjashme

Lajme

Haradinaj: Shtimi i KFOR’it dëshmon vendosmërinë e NATO’s që terrorizmi nuk kalon

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Kosovë

Viktimizohet Vuçeviq rreth sulmit terrorist në Banjskë: Ne asgjë nuk punojmë pas shpine

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Lajme

“Serbia po ndërton bazë ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën”

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Botë

E rrezikshme: Rusia mund të testojë një raketë me energji bërthamore

nga Bota Press
2 Tetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Haradinaj: Shtimi i KFOR’it dëshmon vendosmërinë e NATO’s që terrorizmi nuk kalon
  • Gjermanët kanë 85 ushtarë në Kosovë, mediat atje thonë se janë gati të dërgojnë më shumë
  • Lajçak mund të largohet së shpejti nga detyra e emisarit për dialog
  • Viktimizohet Vuçeviq rreth sulmit terrorist në Banjskë: Ne asgjë nuk punojmë pas shpine
  • “Serbia po ndërton bazë ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën”

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.