[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shtëpia e Bardhë ende i referohet Thaçit si kryeministër



Uashingtoni zyrtar ka dalë të enjten me një deklaratë për media lidhur me bisedën telefonike që zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka zhvilluar së fundmi me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

 Por, në këtë komunikatë, Shtëpia e Bardhë i referohet Thaçit ende si kryeministër i Kosovës.

Në të thuhet se zëvendëspresidenti Biden ka shprehur shpresën e tij se Kosova dhe Serbia mund t’i tejkalojnë tensionet e fundit dhe të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të normalizuar marrëdhëniet përmes dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, për të përmirësuar jetën e qytetarëve të të dy shteteve.