[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shtatzënia e ndryshon strukturën e trurit të nënës për vite të tëra



Tanimë është vërtetuar edhe shkencërisht se diçka e tillë si “truri i shtatzënisë” është i vërtet – dhe zgjatë më gjatë sesa që kemi menduar.

Studimi në fjalë tregon se shtatzënia i ndryshon regjionet e trurit për më shumë se dy vite pasi ta keni lindur fëmijën. Por, këto ndryshime janë gjithashtu të mahnitshme sepse ndihmojnë në aftësinë e nënës për tu lidhur emocionalisht me beben dhe për t’i kushtuar vëmendje të plotë të porsalindurit, transmeton Telegrafi.

Këto ndryshime të trurit përfshijnë ndryshimin e madhësisë dhe strukturës së zonave të caktuara të trurit, të cilat i procedojnë informacionet shoqërore, siç janë ndjenjat, qëllimet, mendimet, besimet etj.

Ky studim ka mundësuar që shkencëtarët të dinë nëse një grua ka qenë më parë shtatzënë vetëm duke ia shikuar trurin përmes skanimit të trurit.