Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 90 pacientë nga COVID-19. Prej tyre, 44 janë të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka treguar se “Në QKUK janë të shtrirë 82 pacientë, 37 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 50 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore”.
Njoftimi i plotë i ShSKUK:
Në QKUK janë të shtrirë 82 pacientë, 37 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 50 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 37 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 45 pacientë
Në tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 8 pacientë
3 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Gjilanit, 5 pacientë./Botapress/