[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shqiptarja e vetëvrarë, shpëton djali 7 vjeçar i masakruar në thika. Si kishte tentuar të mbrohej me duar (FOTO)



Pas gati 11 orësh në sallën e operacionit, është bërë i mundur përfundimi i ndërhyrjeve kirurgjikale për vogëlushin shqiptar 11-vjeçar, i cili u masakrua me thike nga nëna e tij. ngjarja ndodhur në Itali, në Torino, ku nëna 35-vjeçare, pasi ka qëlluar me thikë djalin e saj, është hedhur nga kati i tetë i pallatit ku banonin.

Vogëlushi është dërguar në spitalin Regina Margherita të Torinos, në gjendje të rëndë shëndetësore, me plagë të dukshme në bark, gjoks, por edhe në duar, pasi mesa duket ka tentuar të vetëmbrohet.
Sipas mediave italiane, mjekët e spitalit Regina Margherita kanë realizuar përgjatë 11 orëve disa ndërhyrje në mushkëri, shpretkë, mëlçi, si dhe i janë rindërtuar tendinat e gishtave të cilët ishin dëmtuar nga goditjet me thikë.

Ndërkaq, 7-vjeçari ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve, pasi gjendja e tij paraqitet ende kritike.Policia ka marrë në pyetje babin e djalit, ndërsa vijon hetimet për ngjarjen. Sipas disa fqinjëve të tyre, gruaja vuante nga depresioni prej kohësh, pasi burri i kishte kërkuar divorcin. Madje, ata thonë se gruaja merrte shërbime edhe nga një psikolog, por me sa duket nuk ka arritur të tejkalojë situatën e vështirë, duke kryer edhe krimin e rëndë./shqiperiaime.al