[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shqiptari shkeli flamurin serb, Beogradi i ‘ankohet’ ambasadorit (FOTO)



Gjatë ditës së djeshme, reagimi i një të riu shqiptar para ambasadës franceze në Tiranë ishte mjaft i fortë kundër arrestimit të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Aktivisti i shoqërisë civile, Leonard Dedej shkeli me këmbë flamurin serb, ndërsa në duar mbante një flamur të Francës ku shkruhej “Je suis Haradinaj” (Unë jam Haradinaj).

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga autoritet shqiptare, por ndërkohë ky veprim ka vënë në lëvizje Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë. Ky organ, i ka përcjellë një protestë verbale të ngarkuarit me punë në ambasadën e Shqipërisë në Beograd, Xhelal Fejzës. 

Serbia ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që të kapin aktivistin dhe ta dënojnë në përputhje me ligjet shqiptare si dhe të njoftohet Ministria serbe, për masën e ndërmarrë. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Xhelal Fejza ka shprehur keqardhje për incidentin dhe ka thënë se reagimi i Serbisë do t’i përcillet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Por ndërkohë, kontaktuar nga Express Ministria e Jashtme e Shqipërisë thotë se në këtë institucion nuk ka ardhur asnjë notë protestë nga pala serbe.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u arrestua të mërkurën në aeroportin e Bazelit, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Serbisë në vitin 2004.

15896291-10154482674413371-6456108129432592688-o_1483717688-3772703