[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shqiptari prangoset sapo zbret në aeroport, e papritura gjen edhe vëllanë që po e priste



Dy vëllezër shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë italiane këtë të hënë në aeroportin e Peruxhias.

Sipas mediave italiane, ata ishin në kërkim, pasi akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal që merret me shitjen e kokainës.

Njëri prej vëllezërve shqiptarë u arrestua nga policia kufitare gjatë kontrollit të imtësishëm në aeroport.

Mësohet se i riu, emri i të cilit nuk bëhet me dije, sapo kishte mbërritur nga Tirana në aeroportin e Peruxhias.

31 vjeçari thuhet se ishte diplomuar madje nga Universiteti i Peruxhias, pasi kishte studiuar në Itali dhe gjatë kësaj kohe, merrej me shitje kokaine në universitet, së bashku me vëllanë e tij.

Pas kontrolleve në bazën e të dhënave, policia gjeti se ndaj të riut ishte lëshuar një urdhër arresti në hetimet paraprake që po bëhen nga Policia në Peruxhia, për një organizatë që shiste kokainë.

Efektivët më pas nisën të kontrollonin të gjithë të pranishmit në aeroport, duke kërkuar për bashkëpunëtorë të mundshëm të djalit shqiptar.

Në zonën e parkimit ata gjetën dhe arrestuan edhe vëllanë e tij, një vit më i vogël, kamarier, i kërkuar për të njëjtën akuzë.

Ai po priste të vëllanë, por Policia i vuri prangat.

Të dy janë akuzuar si anëtarë të zinxhirit të furnizimit me kokainë në universitetin Elce. Ata janë dërguar në burgun e Capanne.