[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shqiptari alarmon italianët me atë që i bën gruas në mes të qytetit



Një shqiptar në Itali ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve me veprimin e tij ndaj bashkëshortes. Ai u tregua i papërmbajtshëm dhe nisi të godiste gruan në qendrën historike të qytetit të vjetër italian Pietra Ligure.

Ngjarja ndodhi paditen e sotme rreth orës 16:00 dhe protagonist ishte  B.T., një qytetar shqiptar me banim në Borgio Verezzi.

Ai është sjellë dhunshëm ndaj bashkëshortes edhe pse gjendej në një ambient publik, raportojnë mediat lokale. Sjellja e tij u vu re nga policia që ndërhynë dhe pavarësisht rezistencës së shqiptarit, e arrestuan.

Ai u vu në pranga nën akuzën e dhunës dhe rezistencë ndaj policisë. Edhe në të kaluarën, shqiptari është dënuar nga drejtësia italiane për të njëjtat akuza.