[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shqiptarët “zënë mend” për 2017, asnjë shofer i dehur për Festa



2017 nuk ka shënuar ende arrestimin e parë të një drejtuesi të dehur në timon.

Për 2016-en ndalimi i fundit u bë në Sarandë në orën 20.00 të mbrëmjes. Drejtuesit e mjeteve u treguan të kujdesshëm me alkolin pavarësisht natës festive. Kjo u reflektua edhe në minimizimin e aksidenteve.

Për fat të mirë pas shumë viteve nata e ndërrimit të viteve dhe orët e para të 2017-ës, kaloi në Shqipëri pa shënuar ngjarje tragjike. Policia e qarkullimit rrugor nuk ka të shënuar asnjë të tillë në procesverbalet e saj që ka dashur ndërhyrjen e uniformave blu.

Pavarësisht kësaj masa administrative janë vendosur por në krahasim me vitet e shkuara ato kanë qënë më të vogla.
Por në kryeqytet, masën e alkolit nuk e kaluan as të rinjtë, që shpesh kanë dashur ndërhyrjen e mjekëve në shërbimin e Toksikologjisë në QSUT.

Në 1 dhe 2 janar këtij spitali u jane drejtuar dhjetera të sëmure, në shërbimin e infektivit por duke përjashtuar ndonjë rast sporadik, ata kanë patur nevojën e marrjes së ndihmës për sëmundjet virale./ Top Channel /