[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shqiptarët “trondisin” Greqinë, sërish bëjnë shqiponjën (Foto)



Mediat greke kanë publikuar sërish foto të shqiptarëve në ushtri, të cilët bëjnë shqiponjën me duar.

Këto foto janë publikuar nga ana e portalit helen “Newsit.gr”.

Nuk dihet se ku janë realizuar fotot në fjalë.

Ka dyshime se e gjitha kjo është një traditë në mesin e shqiptarëve që shërbejnë në ushtrinë greke, të cilët realizojnë foto, shumica e të cilave ndoshta bëhen në mënyrë të fshehtë.

Pritet të ketë sërish një reagim të fortë nga ana e Ministrisë Greke të Mbrojtjes.

Ndërkohë që sa më shumë acarohen grekët dhe kërcënojnë me masa, aq më shumë përhapet fenomeni i “Shqiponjës dykrenare” në radhët e ushtarëve shqiptarë që shërbejnë në armatën greke, raportojnë mediat në Shqipëri, përcjellë Klan Kosova.