[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

‘Shqiponjat’ bëjnë shqiponjën/ Një histori suksesi në Gjirokastër



Nëse nuk e dinit, forcat “Shqiponja” që i shohim të qarkullojnë në Tiranë në mbrojtje të rendit dhe sigurisë publike, janë tashmë edhe në qytetin e Gjirokastrës. Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka përshëndetur një ditë nga puna e zakonshme të Shqiponjave në Gjirokastër.

Ai ka publikuar disa foto në rrjetin social Facebook të aksioneve që këto forca kryejnë në qytet, duke bërë kontrolle për armë pa leje, sende të palejuara apo situatë të tjera të jashtëligjshme.

Por ajo që spikat është edhe një foto teksa disa një djalë dhe një vajzë i forcave Shqiponja, ndihmojnë dy të moshuar të kalojnë rrugën nga njëri krah në tjetrin.

“Shqiponjat në Gjirokastër, histori suksesi. Shërbimi për qytetarët, siguri për qytetin dhe komunitetin. Policia që duam”,- shkruan ministri.

Një foto disi “funny” është edhe ajo e efektives së Shqiponjave, teksa ka bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare…16143197-10212265893222876-8118059805125385166-n_1485441559-3527957
16299289-10212265891622836-7627284105253948087-n_1485441558-2541953