• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Shqipëria nis ushtrinë drejt Kosovës pas vërshimeve: Me vëllezërit tanë në ditë të mira dhe të vështira

nga Bota Press
20 Janar, 2023
në Lajme, Shqipëri
ShareShareShare

Shqipëria ka vendosur t’i ndihmojë Kosovës pas situatës së rëndë të krijuar pas vërshimeve dhe reshjeve intensive disaditore.

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se tashmë trupat dhe forcat e armatosura të Ushtrisë së Shqipërisë janë nisur drejt Kosovës.

“Trupat dhe mjetet tona të Forcave të Armatosura, për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur shumë rëndë nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të jashtëzakonshme”, ka shkruar Rama.

Ai ka publikuar një video të makinerive që janë dislokuar në Kukës, gati për t’u nisur drejt Kosovës.

Videon e njëjtë e ka publikuar edhe ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

“Forca dhe mjete nga FA janë dislokuar në Kukës, në gatishmëri për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura ditët e fundit. Të gatshëm të ndërhyjmë në koordinim me autoritetet e Kosovës, në rast të përkeqësimit të situatës. Me vëllezërit tanë në ditë të mira dhe të vështira”, ka shkruar ai.

Vërshimet e ditëve të fundit kanë prekur disa komuna të Kosovës, por në masë më të madhe janë dëmtuar komunat e Skenderajt, Mitrovicës, Istogut dhe Klinës.

FSK, por edhe qytetarë vullnetarë, kanë ndihmuar deri tani shumë banorë të këtyre komunave, pronat dhe shtëpitë e të cilëve janë përmbytur nga ujërat. /Botapress.info/

Tags: KosoveShqiperivershime

Të ngjashme

Botë

Turqia u gjunjëzua por, tërmeti 9.2 ballësh në Japoni, nuk lëvizi asnjë tullë (Video)

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Kosovë

Vetura në vlerë prej 55 mijë euro vidhet në Prishtinë

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Kosovë

Kjo është logoja e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Kosovë

Tragjike: E privoi e më pas e dogji vëllain e tij për pronë rahovecasi

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Turqia u gjunjëzua por, tërmeti 9.2 ballësh në Japoni, nuk lëvizi asnjë tullë (Video)
  • Lëvizja vetëm me letërnjoftime dhe njohja e diplomave, Kosova bën një hap përpara
  • Zbutja e Kurtit dhe Konjufcës ndaj Asociacionit, qëndrimi amerikan dhe plani franko-gjerman
  • Vetura në vlerë prej 55 mijë euro vidhet në Prishtinë
  • Kjo është logoja e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.