Shqipëria e ka mposhtur me përmbysje të rezultatit Ukrainën në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë, 0-0, por me të nisur pjesa e dytë, ishte Ukraina ajo që kaloi fillimisht në epërsi me anë të Konoplyas i cili shënoi në minutën e 49-të.
Por, pesë minuta më vonë, ishte Ismajli ai që barazoi shifrat në 1-1 falë një topi që e shfrytëzoi mirë brenda zonës, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, vetëm 12 minuta më vonë, ishte Manaj ai që arriti të asistonte brenda zonës për Asanin, i cili shënoi për 1-2.
Me këtë fitore, Shqipëria gjendet në vendin e dytë të grupit B1 në Ligën e Kombeve, pasi vendin e parë e zë Gjeorgjia, teksa vendet tre dhe katër janë për Ukrainën dhe Çekinë që kanë zero pikë.