Shqipëria ka arritur një marrëveshje trevjeçare me një kompani amerikane për përdorimin e satelitëve, kjo do të ndihmojë shtetin shqiptarë që të monitorojë më mirë territorin shtetrorë, shkruan Gazeta Metro.
Qeveria në Tiranë nënshkroi një marrëveshje me vlerë 6.2 milionë euro me kompaninë amerikane Satellogic USA Inc. Qeveria e Shqipërisë nënshkroi një marrëveshje me vlerë 6.2 milionë euro me Satellogic USA Inc. nga shteti amerikan i Karolinës së Veriut, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit Edi Rama.
Babai i 19 vjeçares së zhdukur në Pejë tregon për vendndodhjen e fundit të dy vajzave
Sipas marrëveshjes, Shqipëria do të ketë akses prioritar në dy satelitë, të cilët do të emërtohen “Albania 1” dhe “Albania 2”, dhe do të lëshohen së bashku me satelitët e tjerë të kompanisë përmes SpaceX.
Kompania Satellogic ka nevojë të trajnojë ekspertë në Qeverinë Shqiptare të cilët do të analizojnë dhe shpërndajnë në ministri informacione të ndryshme të marra nga imazhet satelitore.
Një nivel i ri i punës së policis.
Zyrtarët thanë se pamjet do të lejojnë Shqipërinë të trajtojë çështjet lidhur me menaxhimin bujqësor, monitorimin mjedisor dhe aktivitetet e policisë si kultivimi i paligjshëm i bimëve, ndërtimet e paligjshme, trafiku, siguria kufitare dhe kontrolli i zjarrit, shkruan AJB.
Kryeministri shqiptar tha se satelitët do të çojnë në një nivel të ri të punës së policisë në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit ligjor.
Qeveria planifikon gjithashtu të blejë së shpejti drone të armatosur për të luftuar terrorizmin ose një armik të mundshëm, tha Rama./Botapress.info/