[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shqipëria dhe Kosova kanë avancuar bashkëpunimin e tyre në fushën e sigurisë.



Presidenti Thaçi priti sot ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahirin

 

Prishtinë, 28 janar 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahirin, i cili ishte i shoqëruar nga një delegacion i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, me në krye Spartak Brahon.

Në këtë takim është biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, me fokus të posaçëm në fushën e sigurisë.

Presidenti Thaci ka theksuar se bashkëpunimi më i ngushtë mes dy vendeve shteteve kontribuon në procesin e integrimit të tyre në Bashkimin Evropian.

“U jemi mirënjohës të gjitha institucioneve shtetërore të Shqipërisë, të gjitha partive politike për mbështetjen që i japin Kosovës në të gjitha fushat”, ka shtuar presidenti.

Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri ka thënë se Shqipëria dhe Kosova kanë avancuar bashkëpunimin e tyre në fushën e sigurisë.