I pari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, mbrëmë ka bërë një gafë pasi tha se ka program zgjedhor për katër vitet e ardhshme por që se ka me vete. Kjo deklaratë e Bahtirit ka bërë që të fillojnë shakatë në rrjetet sociale. Bahtiri megjithatë publikoi sot një planprogram, raporton Gazeta Botapress.
“Kam program zgjedhor por nuk e kam me vete. Jam duke punuar bashkë me Qeverinë e Kosovës për arsye se e kam një Qeveri mbi supet e mia që do të më mbrojë fuqishëm duke bashkëpunuar ngushtë me Kryeministrin e tashëm“, u shpreh Bahtiri.
Pas kësaj deklarate të tij kanë filluar shakatë nëpër rrjete sociale. Kryetari aktual i Mitrovicës së Jugut u përkujdes që sot të publikoj planprogramin zgjedhor për vitet 2021-2025.



Agim Bahtiri me komunën e Mitrovicës së Jugut qeverisë tash e tetë vite, së pari me AKR-në e Behgjet Pacollit ndërkaq tani me VV-në e Albin Kurtit./Botapress/