Milani ia doli kundër Atletiko Madrid që të fitonte me shifrat 0-1 në transfertë. Goli i vetëm i ndeshjes do të realizohej nga Messias, që mban ende gjallë shpresën e kuqezinjëve për t’u kualifikuar nga grupet e Champions League.
Ashtu si mund të imagjinohet, shpërthimi ka qenë i madh i Tiziano Krudelit.
Komentatori italian që është njëkohësisht mbështetës i madh i Milanit, ka përmendur disa herë lojtarin që dërgoi topin në rrjetë dhe më pas ka qarë me dënesë si një fëmijë.
Shumë vite pritje për fitoren e parë në Champions League, gjithçka e përligjur.