[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shpërthimi i gypave të ujit në Kolovicë, ua vështirëson jetën qytetarëve



Bora e akulli u shkri po thuajse gjithandej qytetit të Prishtinës por jo edhe në rrugën Mehmet Beci.

Si pasoj e shpërthimit të gypave të ujësjellësit në Kolovicë u krijuan shtresa të mëdha të akullit.

E kjo po sjell goxha telashe ngasësve të makinave.

Ka një muaj që qarkullimi këndej pari po bëhet me goxha vështirësi.

Telashe për të kaluar këndejpari po kanë edhe mjetet emergjente.

Për rrjedhjen e gypave banorët njoftuan disa herë edhe Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit.

Edhe pse kjo gjendje është tash e rreth një muaj, të kontaktuar nga Klan Kosova kujdestarët e ujësjellësit rajonal të dielën premtuan se riparimin e prishjes në këtë rrugë do ta bëjnë gjatë të hënës.

Kurse Drejtori i Shërbimeve Publike, Gent Begolli, ka thënë se deri tani askush nuk e ka njoftuar komunën për këtë problem.

Ai u zotua se punëtorët komunal do ta pastrojnë rrugën shumë shpejt.